Maqedonia dhe Bullgaria do ta intensifikojnë bashkëpunimin në turizëm

02.02.2016 09:35

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot do të realizojë takim me ministren bullgare të Turizmit Nikolina Angellkova, e cila do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni...

Angellkova në Shkup vjen me një delegacion më të madh bullgar i përbërë nga përfaqësues të industrisë së turizmit dhe kryetarët e komunave  Sandanski, Smoljan, Blagoevgrad, Bansko, Çepelare dhe Bansko.

Gjatë takimit pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit midis dy shteteve.

Janë planifikuar edhe takime midis biznesmenëve dhe përfaqësuesve të komunave në të cilat do të shqyrtohen mundësitë për partneritet dhe për oferta turistike.

Nga ana e Maqedonisë është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të asociacioneve turistike dhe shoqatave afariste, drejtoresha e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, si dhe kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetarët e komunave të Çairit, Tetovës, Ohrit, Krushevës, Mavrovës e  Rostushës.