Në 7 aksidente dje në Shkup, një i lënduar, karrotreci largoi 80 automjete
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente trafiku....

Prej tyre, pesë aksidente trafiku janë me pasojë materiale dhe një me pasojë lëndime trupore, në të cilin lëndime trupore ka marrë një shofer i automjetit motorik.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një bashkëudhëtar.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 26 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet, pesë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vijate bardha për këmbësorë, pesë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtët janë përjashtuar nga komunikacioni, gjegjësisht nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonë udhëkryqi, si dhe tetë shoferë të cilët gjatë drejtimit me automjetin e kanë përdorur telefonin mobil ose nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit. Janë sanksionuar edhe 16 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 80 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në SHF "Petar Pop Arsov" e cila ndodhet në territorin e komunës Karposh me nxënësit e klasës së dytë.
Me fillim në orën 10 të punësuarit e mëparshëm të OHIS-it dhe "Alumina"-s, si dhe Shoqata e autoshkollave, shoferëve dhe instruktorëve të "Obuka L" do të mbajnë protestë të qetë në bul."Ilinden" para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Me qëllim të zhvillimit të pandërprerë dhe të sigurt të qarkullimit nga ana e policisë së trafikut do të ndërmerren masa adekuate për siguri në komunikacion, ndërsa sipas nevojës edhe rikahëzim të qarkullimit.
Nga policia e trafikut njoftojnë se prej sot e deri më 9 shkurt të këtij viti në periudhën nga ora 9 deri në orën 13 në udhëkryqet në rajonin qendror të qytetit do të realizohet trajnim për rregullim fizik të komunikacionit të kandidatëve për nëpunës policorë. Trajnimin do ta realizojë Njësiti për siguri të qarkullimit rrugor dhe Qendrës për trajnim pranë MPB-së. (mia.mk)
