Ministri Poposki në takim joformal të ABEJL në Sofje

02.02.2016 09:46

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot në Sofje do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore...

Siç informoi MPJ-ja, është parashikuar që Poposki të ketë fjalim në të cilin do t'i theksojë qëndrimet e Republikës së Maqedonisë në raport me ngjarjet aktuale në rajon, me theks të veçantë në gjendjen e migrantëve dhe krizën e refugjatëve dhe ndikimi i tyre mbi gjendjet e përgjithshme dhe bashkëpunimi në rajon dhe më gjerë.

Në margjinat e ngjarjes, është parashikuar që Poposki të realizojë edhe takime dypalëshe. (mia.mk)