Maqedonia mikëpritëse e forumit për mbrojtjen e të dhënave personale në vendet nga Ballkani Perëndimor

02.02.2016 09:55

Maqedonia është mikëpritëse e forumit të parë vjetor për mbrojtjen e të dhënave personale për vendet nga Ballkani Perëndimor...

Forumi është në organizim të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, ndërsa realizohet në bashkëpunim me fakultetet për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike.

Në hapjen e forumit është paralajmëruar pjesëmarrja e ministres për Shoqëri Informatike dhe Administratë Marta Arsovska-Tomovska dhe e drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Goran Trajkovski.

Përfaqësuesit nga Maqedonia, vendet nga Ballkani Perëndimor dhe nga organi norvegjez për mbrojtjen e të dhënave personale do të bisedojnë për Cloud Computing dhe Cyber Security  që kanë ndikim të madh në përparimin e shpejtë të teknologjisë dhe përdorimin e teknologjive të reja gjatë përpunimit të të dhënave personale.

Forumi është pjesë e projektit "Mbështetje e vazhdueshme për përparimin e sistemit për mbrojtjen e të dhënave personale" që implementohet në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe është e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë.

Në forum do të promovohet edhe ueb faqja e DeleteMe.mk me të cilën qytetarëve u mundësohet që në mënyrë më efikase, më efektive dhe më transparente të ballafaqohen me prishjen e privatësisë gjatë përdorimit të rrjeteve sociale. (mia.mk)