ITShKSh shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së historianit të madh, akademik Kristo Frashëri
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e shkuarjes në amshim të historianit të madh, akademik Kristo Frashëri...

Veprimtaria e gjerë shkencore e prof. Frashërit përfshin shkrime e vepra të shumta, që zbardhin të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve që nga periudhat më të hershme kohore e deri në ditët e sotit.
Guximi i tij intelektual e shkencor në mbrojtje të së vërtetës historike e nxiti që të publikojë edhe librin “E vërteta mbi shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e enciklopedisë së Shkupit”, si një nga veprat e rralla që në mënyrë argumentuese hodhi poshtë teoritë joshkencore të akademikëve maqedonas. Prandaj, jo rastësisht vlerësohet se akademik Kristo Frashëri është një nga historianët më të mëdhenj shqiptarë në këto 100 vjetët e fundit.
Akademik Kristo Frashëri më nuk është fizikisht në mesin tonë, por vepra e tij do të rrojë përgjithmonë!
