Radushë: Rikonstruktohet salla e sportit e sh.f. “Faik Konica”
Nxënësit e Shkollës fillore “Faik Konica” në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit, së shpejti orët e Arsimit fizik do të mund t’i realizojnë në sallën bashkëkohore sportive.
Tasmë ka përfunduar rikonstruktimi i objektit me sipërfaqe të përgjithshme prej 558 m2, rikonstruktim ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës investoi mbi pesë milionë denarë, njoftojnë nga Ministria e Arsimit

Gjatë këtyre ndërtimeve, u bë ndërrimi i dritareve të sallës së vjetër sportive, si dhe rikonstruimi komplet i tualeteve dhe dyshemesë. Salla sportive përveç fasadës së plotë të energjisë efikase, së shpejti do të pajiset edhe me sistem për ngrohje qendrore.
Nxënësit përveç sallës së re sportive, do të pajisen gjithashtu edhe me pajisje bashkëkohore për realizimin e orëve. Salla është e pajisur me shtylla futbolli, basketboll dhe rekuizita, të domosdoshme në futboll, basketboll, hendboll dhe volejboll.
Krahas investimeve në f. Radushë, së shpejti pritet të kompletohet edhe shkolla e mesme në Komunën e Sarajit, ku nxënësit e kësaj komune do të bëhen me objekt bashkëkohor për ndjekjen e mësimit.
Në fazën finale është edhe rikonstruktimi i shkollës fillore “ Dituria” në Komunën e Sarajit, ku në vazhdim është rikonstruktimi i dyshemesë thonë nga MASH.