Maqedoni
ShGM pro propozimit të Van Hautes, Selmani: U ndihmon mediave të jenë të lira
02.02.2016 16:17
Nesër partitë politike do t’i vazhdojnë bisedimet në lidhje me reformat mbi sistemin e mediave...

Nesër partitë politike do t’i vazhdojnë bisedimet në lidhje me reformat mbi sistemin e mediave, që është edhe njëra ndër parakushtet për daljen nga kriza politike dhe për zgjedhje të besueshme dhe demokratike.
Paraprakisht sot, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka dalë në mbështetje të propozimit të ndërmjetësit, Van Haute, për mediat.
ShGM konsideron se propozimi është i bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe idetë më pozitive të gazetarëve dhe ekspertëve të Maqedonisë.
ShGM fton edhe partitë politike ta mbështesin të njëjtën dhe të tregojnë përgjegjësi politike duke i pavarësuar mediat.
“Ky propozim do të ndihmojë që të kemi media të lira. Duke pranuar propozimet, RTVM do të jetë në shërbim të qytetarëve, jo të partive politike, kurse Agjencia e Mediave do të jetë trup profesional që do të mbështesë liritë e mediave. ShBA-ja dhe BE-ja duhet të bëjnë presion të vazhdueshëm që të pranohen propozimet e Piter Van Hautes”, ka deklaruar kreu i ShGM-së, Naser Selmani.
