Maqedoni

FSShM me dy shërbime të reja elektronike, Ramadani: kjo mundëson proces transparent

02.02.2016 16:25

Fondi për Sigurim Shëndetësor në kuadër të muajit të shërbimeve elektronike prezantoi edhe dy shërbime të reja elektronike...

Fondi për Sigurim Shëndetësor në kuadër të muajit të shërbimeve elektronike prezantoi edhe dy shërbime të reja elektronike, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve prej sot, dhe atë: dhënia e propozimit për vazhdimin e pushimit mjekësor dhe raporti për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, si dhe kërkesa elektronike për kompensimin e pagës nga e drejta e pushimit mjekësor dhe pushimit të lehonisë.
 
“Këto shërbime cilësohen me rëndësi të madhe, pasi mundësojnë proces transparent dhe të drejtë, ashtu që i siguruari, personi i  autorizuar i firmës në çdo kohë do të  mund t’a ndjekë statusin e kërkesës, të ketë informata deri ku ka  arritur procedura e përpunimit të lëndës dhe në rastet kur kërkesa  të jetë e miratuar do mund t’a dijnë kur do të realizohet pagesa”- deklaroi drejtori i FSShM-së, Orhan Ramadani.
 
Në rastin e parë, plotësimi i të dhënave do të ndihmonte në krijimin e bazës elektronike me qëllim që mjekët amë të kenë qasje në dokumentet e nevojshme të personave të siguruar.
 
Shërbimi i dytë elektronik ka të bëjë me kërkesën elektronike për kompensimin e pagës nga e drejta e pushimit mjekësor dhe pushimit të lehonisë, i cili do të privilegjojë personat e siguruar edhe personat e autorizuar të firmave.  
 
Ndërsa dokumentet tjera do të jenë në bazën elektronike të të dhënave të Fondit.
 
Këto shërbime do të jenë në dobi të të gjithë të siguruarve, pasi nuk do të jetë e nevojshme që dokumentet të barten në dorë deri tek Njësia Rajonale e Fondit.
 
Shuma që ka paguar Fondi në vitin 2015 për 25.000 qytetarë është 2,5 miliardë denarë.
 
LEUNORA KALIQI