Futboll

Këpuca e Artë Europiane, nuk është më një duel Ronaldo-Messi

02.02.2016 16:38

Pas 6 sezonesh radhazi ku rivaliteti ka qenë vetëm mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit gara për të fituar Këpucën e Artë..

Pas 6 sezonesh radhazi ku rivaliteti ka qenë vetëm mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit gara për të fituar Këpucën e Artë europiane këtë herë nuk është më një duel ekzlukziv mes argjentinasit dhe portugezit, pasi  gjërat tashmë  kanë ndryshuar.
 
Në 6 vitet e fundit vetëm Luis Suarez përpara 2 sezonesh u fut mes Messit dhe Ronaldos teksa me 31 golat që realizoi me Liverpoolin e ndau trofeun e Këpucës së Artë me luzitanin e Realit.
 
Këtë sezon në treshen e parë nuk figuron as emri i Leos dhe as ai Cristianos pasi deri tani podiumi kompletohet nga Gonzalo Higuain që në Serinë A ka realizuar 22 gola në 22 ndeshje me Napolin.
 
Pas argjentinasit të të Kaltërve vjen braziliani Jonas i Benficës që numron 42 pikë pasi ka shënuar 21 gola me shqiponjat e Lisbonës në kampionatin portugez. Shkallët më të ulët të podit e mban Pierre Emerick Aubameyang, që me 20 finalizimet e tij me fanellën e Dortmundit është kryegolashënuesi i Bundesligës gjermane.
 
Cristiano Ronaldo me tregolëshin e shënuar në takimin ndaj Espanyolit barazoi Luis Suarez-in me finalizime në krye të listës së golashënuesve të La Ligas, dhe sëbashku me uruguain dhe Robert Leëandoëskin ndan vendin e 4-t të klasfikimit në garën për të fituar Këpucën e Artë Europiane.
 
Më pas qëndrojnë emra të tillë si Benzema apo Neymar që numërojnë respektivisht 18 dhe 16 gola në kampionatin spanjoll. Kanë shënuar po aq sa edhe Gonzalo Higuain, Alex Texiera i Shaktharit, Eran Zahavi i Maccabbit të Tel Avivit dhe Nikolic i Legias së Varshavës.
 
Por këta tre futbollistë pozicionohen në fund të 10-shes së parë për vetë faktin se një gol në kampionatet ku ata luajnë nuk vlerësohet me 2 pikë por 1,5 pikë.
 
Një rivalitet i tillë për të fituar Këpucën e Artë Europiane nuk ishte parë gjatë viteve të fundit kjo për meritë edhe të Ronaldos e Messit por tashmë që ata të dy nuk shënojnë më me të njëjtën frekuencë si më parë gjërat kanë ndryshuar rrjedhë, dhe ndoshta 2016-ta mund të jetë viti i duhur që si trofeu i Këpucës së Artë në Europë ashtu edhe ai Topit të mos shkojë më në duart e Messit dhe Ronaldos.