Futboll

Vettel: Ky do të jetë sezoni i ferrarit

02.02.2016 16:44

Makina e re Ferrari 667 ka një mision të qartë, titullin kampion...

Sebastian Vettel nuk dëshiron më ta përjetojë si ndjekës kamionatin e Formula 1, duke theksuar se kokëkuqja dhe ai po punojnë për t’u rikthyer në majën e botës edhe pse Mercedes mbetet makina favorite.
 
Në një intervistë dhënë për revistën “Autobild”, 4 herë kampioni i botës e pranon se skuadra rivale ka zhvilluar një punë të shkëlqyer dhe këtë e tregoi gjatë vitit 2015 duke dominuar pothuajse gjatë gjithë sezonit.
 
Gjithsesi, rruga që ka nisur njëvcendeshja e kuqe po ecën me hapat e duhur dhe Vettel e pranon se aktualisht inxhinierët po punojnë për ndryshimin e disa detajeve pasi makina e sezonit 2016 ka marrë formë. Vettel zbulon gjithashtu se hunda e makinës do të jetë më e shkurtër, po ashtu edhe bishti. Risi të mëdha do të prezantojë edhe motorri i Ferrarit përsa i përket elementëve hibridë.
 
Në një intervistë dhënë për të njëjtën revistë, edhe presidenti i nderit të Mercedes, NIki Lauda paralajmëron skuadrën e tij. “Ferrari e ka nisur punën për ndërtimin e makinës së re që prej vitit të shkuar dhe mendoj se ata janë në rrugën e duhur”, thekson ish kampioni i botës. Ferrari 667 do të prezantohet në datën 22 Shkurt dhe më pas do të zhvendoset në Barcelonë për testet e para të sezonit.