Maqedoni

Zverlevski: Kallëzime të reja kundër prokurorëve të speciales

02.02.2016 17:12

Prokurori publik, Marko Zvrlevski, ka pranuar dy kallëzime të reja penale kundër prokurorëve special të Katica Janevës...

Prokurori publik, Marko Zvrlevski, ka pranuar dy kallëzime të reja penale kundër prokurorëve special të Katica Janevës, duke e rritur në 3 numrin e padive penale të dërguara në prokurori pas asaj të javës së kaluar.

Nga Prokuroria Publike informojnë se "Kallëzimet janë dorëzuar nga persona të ndryshëm, të cilët kanë të bëjnë me vepër penale maltretim në kryerjen e detyrës në bazë të nenit 143 të Kodit Penal. Kallëzimet penale janë ndarë të procedohen më tej në prokuroritë kompetente", por nga kjo prokurori nuk bëjnë të ditur emrat e paditësve. Kallëzimet janë të pabaza, vlerësojnë nga Prokuroria Speciale. 

"Ne kemi dhënë demant dhe mbetemi me atë demant, tani për tani, në lidhje me atë se duhet të dëshmohen ato kallëzime penale”, deklaroi prokurorja speciale, Katica Janeva.

Njëherit nga Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se vendimi i parë i kësaj prokurorie do të jetë për rastin “Puç”, në të cilin njëri nga të akuzuarit është edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.