Maqedoni
Kiracovski: Një ditë pas ngjarjeve në Kumanovë, 2.6 milion euro për tre televizionet proqeveritare
02.02.2016 18:04
Një ditë pas pas incidentit në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, tre televizioneve proqeveritare u janë transferuar mbi 2.6 milionë euro...

Kështu ka deklaruar zëvendësministri për Shoqëri Informative dhe Administratë, Aleksandar Kiracovski, sipas të cilit mjete u janë ndarë tre televizioneve: Sitel, Alfa dhe Kanal 5 në maj të vitit të kaluar.
Sipas tij, në llogarinë e TV Sitel janë transferuar 930 mijë euro, në llogarinë e Alfas po ashtu 930 mijë euro, ndërsa në llogarinë e Kanal 5 820 mijë euro.
Sipas Kiracovskit, mediat e orkestruara nga Gruevski i kanë gënjyer qytetarët se, dikush po përgatit destabilizimin e Maqedonisë, por sipas tij në atë ngjarje kanë qenë të përfshirë funksionarë të lartë shtetërorë.
