Botë
Vazhdon lufta brendapartiake në PS
02.02.2016 18:36
Lufta brenda Partisë Socialiste, e cila është pjesë e qeverisë aktuale të Shqipërisë, sa vjen e thellohet...

Ben Blushi deklaron se nuk do të tërhiqet nga gara për kreun e Partisë Socialiste, edhe pse strukturat e larta të kësaj partie kanë njoftuar se nuk do të ketë garë. Pra, Edi Rama do të jetë kryetar i Partisë në mazhorancë, edhe pse mandati i ka mbaruar që prej tre vjetësh.
Deri dje Blushi e ka pasur të gjithë partinë kundër, por duket se sot situata ka ndryshuar. Deputetja, Mimoza Hafizi, është e para që i del në mbrojtje Blushit. Thënë ndryshe, Hafizi është në radhën e të pakënaqurve nga socialistët.
Ndonëse kongresi i madh i Partisë Socialiste do të mbahet më 19 mars të këtij viti, kryesia e socialistëve e ka vendosur që nuk do të ketë zgjedhje për kryetar, çka do të thotë se mandati i Edi Ramës bëhet i pakufizuar.
LULJETA NDOKA
