Nëntë aksidente në Shkup brenda 24 orëve
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente trafiku...

Prej tyre, katër aksidente trafiku janë me pasojë materiale dhe tre janë me pasojë lëndime trupore, në të cilin lëndime trupore kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik, gjashtë bashkëudhëtarë dhe një drejtues i motoçikletës.
Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja lëndime të rënda trupore në të cilat lëndime të rënda trupore kanë marrë dy këmbësorë, ndërsa lëndime më të lehta edhe një drejtues i motoçikletës.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 30 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet, shtatë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vijat e bardha për këmbësorë, si dhe katër shoferë që nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese të komunikacionit në udhëkryqe. Janë sanksionuar edhe 6 këmbësorë të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" dje nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 63 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në SHF "Petar Pop Arsov" e cila ndodhet në territorin e komunës Karposh me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.
Me fillim në orën 11 vazhdon protesata e qetë e Shoqatës së autoshkollave, shoferëve dhe instruktorëve të "Trajnimi L" në bul."Ilinden" para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Me qëllim të zhvillimit të pandërprerë dhe të sigurt të qarkullimit nga ana e policisë së trafikut do të ndërmerren masa adekuate për siguri në komunikacion, ndërsa sipas nevojës mund të ketë edhe rikahëzim të qarkullimit.
Nga policia e trafikut njoftojnë se edhe sot nga ora 9 deri në orën 13 në udhëkryqet në rajonin qendror të qytetit do të realizohet trajnim për rregullim fizik të komunikacionit të kandidatëve për nëpunës policorë. Trajnimin do ta realizojë Njësiti për siguri të qarkullimit rrugor dhe Qendrës për trajnim pranë MPB-së. (mia.mk)
