Në Tetovë mbahet projekti "Rrjeti evropian i kryetareve femra të komunave për mundësi të barabarta në jetën e qytetarit"
03.02.2016 09:33
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot do të mbajë konferencë për shtyp së bashku me mysafirët, të cilët do të qendrojnë në Tetovë në kuadër të projektit Power "European network of Women Mayors for Equal Opportunities in Citizens Life" (Rrjeti evropian i kryetareve femra të komunave për mundësi të barabarta në jetën e qytetarit)...

Programi, siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës është i mbështetur nga programi Evropa per Qytetarë (Europe for Citizens).
Komuna e Tetovës, si njëra ndër pesë anetaret e projektit, do te jetë organizatore e ngjarjes së radhës, e cila mbahet nga sot deri më 5 shkurt, ku mysafirë do të jenë delegacionet nga Pollina, Itali, Cuidad Real, Spanjë, Bllagoevgrad, Bullgari dhe nga Labin, Kroaci. (mia.mk)
