Mjegull në akset rrugore nga Gjevgjelia drejt Bogdancit dhe Udovës

03.02.2016 09:57

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të thata, përveç se në vendet më të larta dhe nën hije. Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në akset rrugore Gjevgjeli - Bogdanc dhe Udovë - Gjevgjeli është zvogëluar në 50 deri në 100 metra...

LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor  dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. (mia.mk)