Aksidentohet një autobus në Rankovcë, 26 udhëtarë janë lënduar

03.02.2016 10:54

26 udhëtarë janë lënduar si pasojë e daljes nga rruga të një autobusi në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë...

Deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi me shtetësi bullgare, Lubomir I., mbrëmë rreth orës 22 ka humbur kontrollin e autobusit në fshatin Opilë të komunës së Rankovcës, me të cilin po udhëtonin 43 udhëtarë.

Autobusi goditi një dru dhe nga kjo goditje janë lënduar rëndë pesë udhëtarë, ndërsa 21 udhëtarë të tjerë kanë lëndime të lehta. Policia sot në mëngjes njoftoi se të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në spital në Kriva Pallankë, por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike.