Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.133 vërtetime për azil
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 1.133 shtetas të huaj për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit. Prej tyre 478 janë të gjinisë mashkullore, 239 të gjinisë femërore, dhe 416 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit...

Sipas shtetësisë, më së shumti janë dhënë vërtetime shtetasve të Sirisë 407, pastaj 389 shtetasve të Afganistanit dhe 337 për shtetasit e Irakut.
Nga 1 janari deri më sot janë dhënë vërtetime për gjithsej 55.477 shtetas të huaj, nga të cilët 22.939 janë nga gjinia mashkullore, 11.967 janë të gjinisë femërore dhe 20.469 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 102 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë - 27.429, Afganistani 17.447 dhe Irakut 10.598.
Gjatë 24 orëve të fundit, deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e të drejtës për azil në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit.
Në sektorin për azil prej 1 janarit të këtij viti deri më sot kërkesa për njohjen e të drejtës për azil janë parashtruar shtatë persona (pesë nga Afganistani dhe dy nga Siria) në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit.
Në IP Qendra për pranim për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për sot janë evidentuar gjithsej 2 kërkues të azilit, prej të cilëve 18 burra, një grua dhe dy fëmijë në shoqëri të prindërit dhe një fëmijë pa shoqëri të kujdestarit. Si shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, pesë fëmijë minorenë pa shoqërues të kujdestarit janë dërguar në një vend tjetër për vendosje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. (mia.mk)
