Ndërprerje e përkohshme e qarkullimit drejt Greqisë për shkak të grevës së fermerëve grekë

03.02.2016 13:44

Për shkak të grevës së bujqëve grekë përkohësisht është ndërperë qarkullimi për hyrje dhe për dalja nga Maqedonia drejt Greqisë në vendkalimet kufitare Mexhitli, Dojran i Vjetër "Bogorodicë"...

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se ndërprerja e qarkullimit në vendkalimin kufitar Mexhitli që filloi në orën 11 do të zgjasë deri në orën 13, ndërsa do të vazhdojë edhe pasdite nga ora 17 deri në orën 20. Në vendkalimin kufitar "Dojran i Vjetër" bllokimi është nga ora 11 deri në orën 14, ndërsa në "Evzoni" nga ora 11 deri në orën 13.

Sipas LAMM-së, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të thata, përveç se në vendet më të larta dhe nën hije.

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në akset rrugore Gjevgjeli - Bogdanc dhe Udovë - Gjevgjeli është zvogëluar në 50 deri në 100 metra.

LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor  dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. (mia.mk)