Botë

Pritja e refugjatëve në BE, BE miraton fondin prej 8.2 miliardë euro

03.02.2016 14:51

Banka Evropiane e Investimeve ka miratuar huatë e reja prej 8.2 miliardë eurosh, ndër të cilat 3 miliardë euro...

Banka Evropiane e Investimeve ka miratuar huatë e reja prej 8.2 miliardë eurosh, ndër të cilat 3 miliardë euro janë ndarë për projekte që synojnë përmirësim të qasjes për financimin e biznesit të vogël nëpër Evropë, Ballkan, Turqi, Azinë Qendrore dhe Afrikë.

Institucioni, që përfaqëson interesat e vendeve anëtare të BE-së, parashikon të mbështesë 37 projekte të reja në tërësi për forcimin e mbështetjes ndaj strehimit social dhe mbrojtjes më të mirë të komuniteteve vulnerabël.

Në reflektim të nevojës kyçe për zgjerimin e strehimit social, bordi u pajtua për të mbështetur ndërtimin e 13 mijë banesave të reja në Francë, 3.600 në Britaninë e Madhe dhe 5.000 të tilla në Gjermani.

Projektet e mbështetura të strehimit përfshijnë edhe 50 milionë euro për pritjen e azilkërkuesve në Francë dhe për skemat e akomodimit të 46 mijë refugjatëve në Gjermani.