Maqedoni
Fatmir Besimi në “Germia hill” në Prishtinë: Integrimi në BE dhe NATO, përcaktim rajonal
03.02.2016 15:18
Zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi, vlerëson se perspektivat e NATO-s dhe BE-së janë dhe do të mbeten si përcaktim strategjik dhe faktor kryesor në të gjitha proceset politike dhe sociale në vend...

Në diskutimin në konferencën në Prishtinë kushtuar sigurisë së Evropës juglindore në dritën e sfidave më të gjera rajonale, Besimi theksoi nevojën e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal, përforcimin e partneritetit me BE-në dhe NATO-n në mënyrë që sa më shpejtë të tejkalohen të gjitha çështjet e hapura bilaterale të cilat pengojnë apo ngadalësojnë përfundimin e proceseve të integrimit euroatlantik.
Kjo konferencë, sipas Besimit, është shkak i mundësisë së këmbimit të ideve dhe përvojave, si dhe sensibilizimin e opinionit rreth domethënies dhe rolit të integrimeve euroatlantike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit, për të cilin BE-ja paraqet aspiratë të vetme, ndërkaq NATO është qëllimi i pjesës më të madhe të tyre.
Vendet nga ky rajon bëjnë përpjekje të mëdha në drejtim të përafrimit në këto struktura edhe nga aspekti politik dhe ekonomik është e rëndësisë së veçantë në periudhën sa më të shpejtë të integrimit të rajonit. Në margjinat e konferencës zëvendëskryeministri Besimi u takua edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.
