Maqedoni

Gjevgjeli, vazhdon bllokada e taksistëve, 1500 emigrantë presin që Maqedonia të hapë kufirin

03.02.2016 16:51

Pas përfundimit të grevës së shërbimeve detare greke, vendin e pret valë e re e emigrantëve...

Rreth 10 autobusë tanimë kanë arritur në pikën 55, ndërsa mbi 70 autobusë të tjerë janë ndalur te pompa e benzinës në Polikastro. Nga Qendra për Ballafaqim me Kriza thonë se në koordinim me shërbimet greke do të realizohet hyrje e kontrolluar e emigrantëve.
 
“Aktualisht numri që është pranuar dhe regjistruar është standard, rreth 800 emigrantë, që janë regjistruar dhe presin për transport të mëtejmë. Forcat tona të sigurisë janë në kontakt të vazhdueshëm me policinë greke dhe e menaxhojnë procesin. Shpresoj se situata nuk do të eskalojë dhe nuk do të lejohet hyrje e menjëhershme e numrit të madh njerëzish, pasi do të paraqiste problem shtesë”- thanë nga Qendra për ballafaqim me Kriza.
 
Por, taksistët në Gjevgjeli për të tretën ditë me radhë e bllokojnë hekurudhën dhe nuk lejojnë transportimin e emigrantëve me tren drejt pikës kufitare me Serbinë, Tabanoc, pasi edhe ata dëshirojnë t’u lejohet transportimi i emigrantëve. 
 
“Ka disa njerëz nuk na lejojnë të vozisim. Kërkesa jonë që ta lejojmë hekurudhën është të na japin përgjigje me shkrim”- deklaroi një taksist.
 
Ky qëndrim i taksistëve paraqet problem shtesë për krizën e emigrantëve, prandaj pritet vendim i shpejtë i autoriteteve vendore rreth kërkesës së taksistëve për të zhbllokuar hekurudhën dhe lejimin e emigrantëve të transitojnë nëpër Maqedoni drejt vendeve të BE-së.
 
GYLTENE SINANI