Maqedoni
Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari realizoi vizitën e parë zyrtare në Zvicër
03.02.2016 17:10
Ministri i Drejtësisë në Maqedoni Adnan Jashari, realizoi vizitën e parë zyrtare në mes dy vendeve në Konfederatën e Zvicrës...

Ministri i Drejtësisë në Maqedoni Adnan Jashari, realizoi vizitën e parë zyrtare në mes dy vendeve në Konfederatën e Zvicrës, ku u takua me Ministrin e Drjetësisë e të Policisë dhe kryetare e Konfederatës së Zvicrës vitin e kaluar Simoneta Somaruga.
Ministri Jashari deklaroi se ndjehet i nderuar që në cilësin e ministrit të drejtësisë është i parë nga Maqedonia që ka mundësin të vizitoj homologen e tij në Zvicër, nga ky fakt kjo vizitë është me rëndësi të veçant për shtetin e Maqedonisë, për shkak të mënyrës së shkëlqyeshme të funksionimit të ligjit në Zvicër.
Gjatë këtij takimi u bisedua për mekanizmat që dy ministritë përkatëse i marrin në kontinuitet në drejtim të pavarësisë dhe efikasitetit në gjyqësor. Në këtë kontest ministri Jashari ka informuar për aktivitetet e realizuara me qëllim largimin e ndikimit dhe presionit në gjyqësor, duke e harmonizuar legjislacionin e Maqedonisë me atë Evropian.
Njëkohësisht të dy ministrat shkëmbyen ide reciproke për promovimin e medijacionit dhe për punën dhe kontrollin në ushtrimin e profesionit të noterisë.
Ministri Jashari deklaroi se duke marrë parasysh përvojat pozitive dhe idetë e ofruara nga ekspert ndërkombëtar kryesisht nga SHBA dhe BE, disa ligje në Maqedoni kanë pësuar ndryshime pozitive, si rezultat i këtyre përvojave. Në këtë drejtim ministri i drejtësisë në Maqedoni ftoj që të vijn dhe të japin kontributin e tyre edhe ekspert nga Konfederata e Zvicrës në fusha të ndryshme të jurisprudencës.
Dy ministrat u dakorduan që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm që kanë pasur deri tani dy vendet në rrugë diplomatike dhe në respektimin e Konventave Ndërkombëtare të nënshkruara nga dy shtetet.
Gjithashtu në të ardhmen është e hapur mundësia që të nënshrkuhen marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në dikasterin e jurisprudencës. Harmonizi në mes të dy vendeve i jep kuptim edhe fakti që një numër i madh shtetas të Maqedonisë jetojnë në Konfederatën e Zvicrës.
Z.Somaruga gjithshtu theksoi marrëdhëniet miqësore që kanë dy vendet mes veti, pos tjerash që një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë japin kontributin e tyre në mënyra të ndryshme në shtetin e Zvicrës.
Në fund të takimit dy ministrat konstatuan se bashkëpunimi i ngushtë bilateral dhe këmbimi i përvojave direkte në sferën e drejtësisë, do të kontribuoj që dy vendet të vazhdojnë me bashkëpunimin e shkëlqyer mes vete, gjatë këtij takimi ministri Jashari gjithashtu ftojë z.Somaruga të realizoj vizitë zyrtare në ministrinë e drejtësisë në Maqedoni.
