Basketboll

Bryant kthehet si dikur, 38 pikë ndaj Minnesota

03.02.2016 18:33

Ndoshta iu nevojit pak kohë, megjithatë Kobe Bryant tregoi se në sezonin e fundit në NBA nuk po udhëton nëpër Shtetet e Bashkuara thjesht për të koleksionuar duartrokitjet e tifozëve...

Kobe zbret në fushë për të luajtur dhe për të fituar, pavarësisht se Los Angeles Lakers janë të destinuar ta mbyllin sezonin në fundin e renditjes së Konferencës së Perëndimit.
 
Bryant ishte vendimtar përballë Minnesotas duke realizuar 38 pikë, në fitoren 119-115 të ekipit kalifornian. Falë paraqitjes më të mirë sezonale të 37-vjeçarit, Los Angeles i dha fund ecurisë negative, me dhjetë humbje radhazi.
 
Houston Rockets ndaluan serinë pozitive të Miami Heat, falë suksesit me shifrat 115-102. Vendimtar në këtë sfidë ishte James Harden me 26 pikë të realizuara dhe 14 asist dhe 19 pikët e Josh Smith.
 
Te Mimami nuk mjaftuan 18 pikët dhe 8 rikuperimet nën tabelë të Luol Deng dhe 16 pikët e Dwyane Wade, që gjithsesi spikati në duelet spektakolare me Harden.