Botë

Rusi, Lavrov: Moska nuk do të ndalë sulmet ajrore pa triumfuar ndaj ISIS-it

03.02.2016 20:05

Rusia njoftoi sot se nuk do të ndalë ndërhyrjen ushtarake në Siri pa triumfuar realisht ndaj grupit të Shtetit Islamik...

Rusia njoftoi sot se nuk do të ndalë ndërhyrjen ushtarake në Siri pa triumfuar realisht ndaj grupit të Shtetit Islamik, duke hedhur poshtë në mënyrë të nënkuptuar kërkesat për ndërprerjen e sulmeve ajrore në një moment kur bisedimet e brishta të paqes po zhvillohen në Gjenevë.
 
“Sulmet ajrore ruse nuk do të reshtin për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të mposhtur realisht organizatën e Shtetit Islamik dhe Frontit Al-Nosra, dega siriane e Al-Kaedës”, deklaroi kreu i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov në vizitë në Mascate, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.
 
“Nuk e shoh të arsyeshme përse sulmet ajrore duhet të ndërpriten”, shtoi ai.
 
Ushtria ruse që nga 30 shtatori po udhëheq një fushatë intensive të sulmeve ajrore, e cila i ka mundësuar ushtrisë si pjesë mbështetëse e presidentit Bachar al-Assad, për të rimarrë kontrollin e territorit në vendin e tij.