Botë
Iraku po ndërton një mur sigurie përreth Bagdadit
03.02.2016 20:59
Sipas burimeve të brendeshme, Ushtria irakiane ka nisur ndërtimin e një barriere përreth Bagdadit, qëllimi i së cilës do të jetë frenimi i të dyshuarve si terroristë, sidomos atyre të ISIS-it...

Puna për ngritjen e murit thuhet të ketë filluar më 1 shkurt, ndërsa struktura do të pajiset me kulla vrojtimi dhe kamera sigurie.
Kryeqyteti i Irakut është bërë shënjestër e një sërë sulmesh vdekjeprurëse pas të cilave qëndronin militantët e Shtetit të dhunshëm Islamik.
Megjithatë, Fadhil Al Shuëaily, zëdhënës i Këshillit Rajonal, pretendon se projekti i një barriere mbrojtëse është diskutuar edhe në të kaluarën, por atëherë qe hedhur poshtë me idenë se dukej gati e pamundur ta ndajë Bagdadin nga pjesa tjetër e vendit./Top Channel
