Botë

Siri, ofensiva e re qeverisë rrezikon bisedimet e paqes

03.02.2016 21:59

Një ofensivë e re e qeverisë siriane në zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo po kërcënon seriozisht të devijojë përpjekjet e OKB-së...

Një ofensivë e re e qeverisë siriane në zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo po kërcënon seriozisht të devijojë përpjekjet e OKB-së për t’i bindur palët e përfshira në konfliktin sirian të nisin procesin e brishtë të bisedimeve të paqes.
 
Televizioni shtetëror raportoi se trupat qeveritare, të mbështetur nga ajri prej avionëve rusë, kanë arritur të rrethojnë fshatrat Nubul dhe Zahraa, që kontrollohen nga kundërshtarët e regjimit. 
 
Me këtë rast, forcat qeveritare kanë arritur të marrin nën kontroll një rrugë shumë të rëndësishme të cilët rebelët e përdorin për t’u furnizuar. Po ashtu, është shkëputur edhe lidhja me Turqinë nga e cila rebelët kishin mbështetje.
 
Ky zhvillim vjen në kohën kur i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura po negocion mes grupit që përfaqëson qeverinë e presidentit Bashar al-Assad dhe opozitës siriane.
 
Problemi është se situata në Siri ka ndryshuar me përfshirjen e Rusisë në terren./Top Channel