Ivanov në Samit për mbështetjen e Sirisë dhe rajonit në Londër

04.02.2016 09:13

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të mbajë fjalim në Samitin për mbështetjen e Sirisë dhe rajonit, që mbahet sot në Londër, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore...

Qëllimi i samitit të shefave të shteteve dhe qeverive është krijimi i fondeve dhe sigurimi i ndihmës nga bashkësia ndërkombëtare për rimëkëmbjen e Sirisë, si dhe mbështetjen e shteteve të cilat janë veçanërisht të goditura nga vala e refugjatëve dhe janë qëllim përfundimtar i refugjatëve. Pritet pjesëmarrësit në samit të arrijnë pëlqim me qëllim që ta ndihmojnë popullatën civile në Siri, që të gjenden mundësi ekonomike për sigurimin e vendeve të punës për refugjatët, si dhe qasje të barabartë në sistemin arsimor për fëmijë - refugjatë. Qëllimi përfundimtar, sipas paralajmërimit të orgnizatorëve, është që të zvogëlohet  fluksi i refugjatëve drejt vendeve evropiane.

Mikëpritës i konferencës është kryeministri i Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron në një bashkëpunim të përbashkët me emiratin e Shtetit të Kuvajtit, Al-Ahmad Al Jaber Al-Sabah, zyra e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministrja e Mbretërisë së Norvegjisë, Erna Solberg dhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun.

Në samit është paralajmëruar pjesëmarrja e liderëve të më shumë se 70 shteteve në botë, përfaqësuesve të KB-së, organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe të sektorit joqeveritar dhe privat. (mia.mk)