Grevë e përgjithshme në Greqi
Greqia sot është e paralizuar për shkak të grevës së përgjithshme që e përcaktuan dy sindikatat më të mëdha të të punësuarve në sektorin shtetëror dhe publik kundër planeve të Qeverisë për reforma në sigurimin pensional dhe social...

Në Greqi nuk punon transporti i qytetit dhe ai hekurudhor, marinarët do të protestojnë sot dhe nesër, kompanitë ajrore vendore anuluan dhjetëra fluturime, ndërsa në komunikacionin ajror ndërkombëtar do të ketë vonesa.
Në grevë marrin pjesë, avokatët, notarët, farmacistët, ndërsa spitalet punojnë vetëm me personel të domosdoshëm. Janë mbyllur pompat e benzinës, ndërsa në grevë janë edhe taksistët.
Gazetarët grekë gjithashtu iu bashkuan grevës, por me qëllim që ngjarja të mbulohet nga mediat, gazetarët protestën e tyre e shprehën dje. (mia.mk)
