Policia tregon ngjarjen dhe identitetin e të vrarëve në Elbasan
Policia shqiptare njoftoi se gjatë gjithë natës së kaluar, Forcat Renea dhe Policia e Elbasanit kane ushtruar dhjetëra kontrolle ne banesa ne Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh...

“Gjithashtu janë kontrolluar ne akset rrugore e ne qytete automjete te dyshuara qe mund te lëviznin autoret”, deklaroi në njoftimin e saj Policia e Shqipërisë.
Sipas forcave të rendit, janë krehur me këmbe zona kodrinore e fushore ku dyshohej se mund te fshiheshin autoret apo mund te kishin braktisur makinën si dhe janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash ne hyrje te pallateve.
Nga ky operacion, janë shoqëruar për verifikim 46 shtetas.
Ndërkohë policia njofton se grupi hetimor ka sekuestruar ne vendin e ngjarjes 2 arme zjarri automatik qe dyshohet se i kane lënë ne vendngjarje autoret e krimit, dy krehra pa fishekë dhe një krehër me 26 fishekë si dhe 65 gëzhoja.
Policia deklaron se një grup specialistesh të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë se Shtetit te kryesuar nga Drejtori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan si dhe me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
Ngjarja e rëndë kur u vranë tre dhe u plagosën shtatë persona ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës kur Agron Çapja bashkë me dhjetë të afërm të tij (kushërinj, nipa e krushqi), ndodhej jashtë lokalit që dikur e ka pasur në pronësi të tij në Unazën jugore të qytetit të Elbasanit.
Ata ishin duke biseduar njëri me tjetrin, kur disa persona të armatosur kanë zbritur nga mjetet e tyre (pohohet të kenë qenë tre) dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.
Autorët e krimit, në pak minuta kanë shkatërruar gjithë lokalin, ndërsa kanë vrarë tre persona si dhe kanë plagosur shtatë të tjerë. Pas masakrës, ekzekutorët janë larguar me shpejtësi.
Viktimat nga ky rast janë Agron Çapja,Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli kurse të plagosur janë Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja (djali i Fejzullaut), Arnold Çapja (djali i Agronit). (lajmi.net)
