"Shell" do të shkurtojë dhjetë mijë vende pune

04.02.2016 11:41

Kompania e naftës britanike-holandeze "Rojal Daç - Shell" konfirmoi sot se do të shkurtojë dhjetë mijë vende pune, si pasojë e uljes së madhe të përfitimit në 13 vitet e fundit....

Në tremujorin e fundit të vitit 2015 kjo kompani më e madhe evropiane ka realizuar përfitim prej 1,8 miliardë dollarë, që është dukshëm më pak në krahasim me vitin paraprak kur përfitimi i "Shell" ka arritur 4,2 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave të kompanisë, përfitimi i përgjithshëm vitin e kaluar ka arritur 3,8 miliardë dollarë, kundrejt 19 miliardë të përfituara në fund të vitit 2014.

Muajin e kaluar aksionarët e "Shell" u dakorduan që kompania të merret nga kompania më e vogël "BG-Grup".

"Shell" tani i ka zvogëluar shpenzimet e punës për katër miliardë dollarë ose për dhjetë për qind, ndërsa paralajmëroi se këtë vit shpenzimet do të zvogëlohen për tre miliardë dollarë shtesë.

Në kohën kur u dha harmonizim për marrjen nga firma "BG-Grup", çmimi i naftës ishte 55 dollarë për barel, ndërsa tani ajo ka rënë në rreth 30 dollarë.

Kjo kompani e naftës tani më ka shitur pronë dhe mjete në vlerë prej 5,5 miliardë dollarësh, ndërsa planifikon edhe shitje shtesë të pronës dhe mjeteve për edhe 30 miliardë dollarë. (mia.mk)