Janë dhënë 2.496 vërtetime për drejtë azili
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 2.496 shtetas të huaj, prej tyre 992 janë të gjinisë mashkullore, 460 të gjinisë femërore, si dhe 1.033 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 11 fëmijë të tjerë të cilët udhëtojnë pa shoqërues, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit...

Sipas shtetësisë, siç njoftoi MPB-ja, më së shumti u janë dhënë vërtetime shtetasve të Sirisë 1.152, pastaj 867 shtetasve të Afganistanit dhe 477 për shtetasit e Irakut.
Nga 1 janari deri më dje janë dhënë vërtetime për gjithsej 57.973 shtetas të huaj, nga të cilët 23.931 janë nga gjinia mashkullore, 12.427 janë të gjinisë femërore dhe 21.502 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 113 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë - 28.851, Afganistani 18.314 dhe Irakut 11.075.
Gjatë 24 orëve të fundit, deri te Sektori për azil janë parashtruar tre kërkesa për njohjen e të drejtës për azil nga dy shtetas të Afganistanit dhe një nga Siria në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit.
Në Sektorin për azil prej 1 janarit të këtij viti deri më dje kërkesa për njohjen e të drejtës për azil kanë parashtruar dhjetë persona (shtatë nga Afganistani dhe tre nga Siria) në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit.
Në IP Qendra për pranim për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit dje janë evidentuar gjithsej 17 kërkues të azilit, prej të cilëve 14 burra, një grua dhe dy fëmijë të kujdestarit. Si shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, një grua, tre fëmijë minorenë me shoqërim të kujdestarit, katër persona minorent pa shoqërim të kujdestarit janë dërguar në një vend tjetër për vendosje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. (mia.mk)
