Sindikatat e HM kërkuan që të zhbllokohet hekurudha Gjevgjeli-Tabanoc

04.02.2016 12:59

Udhëheqësitë e katër sindikatave në Hekurudhën e Maqedonisë sot kërkuan që institucionet kompetente dhe Ministria e Punëve të Brendshme të ndërmarrin masa ligjore për mënjanimin e bllokadës të vendosur nga transportues privatë në hekurudhën Gjevgjeli-Tabanoc...

Nëse nuk reagojnë institucionet, sindikaat konsiderojnë se mund të ketë pasoja rreth sigurisë së qarkullimit hekurudhor dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe ata të protestojnë me bllokada.

Njëzet transportues privatë tashmë katër-pesë ditë e bllokojnë transportin hekurudhor të migrantëve, janë lëshuar vetëm dy trena me migrantë, ndërsa njëherit shkaktohet edhe vonesë e trenave nga qarkullimi i rregullt, që shkakton dëme në punë", thonë nga Sindikata e makinistëve të Maqedonisë, të Asociacionit të sindikatave të pavarura - Makinistë, të Sindikatës së pavarur të Hekurudhave të Maqedonisë dhe të Organizatës Sindikale të Punëtorëve për Mirëmbajtje të Binarëve.

Nga HM, është dërguar kërkesë deri te MPB-ja që të intervenojë me largimin e personave, të cilët e bllokojnë hekurudhën, por nuk është ndërmarrë akoma asgjë, theksoi Metodija Dimevski kryetar i Sindikatës së Makinistëve. (mia.mk)