Golden State fluturon me Curry, Charlotte ndal Cleveland

04.02.2016 15:12

Kampionët e Golden State mposhtën 134-121 Washington në një ndeshje spektakolare te ekipit te tyre, por edhe MVP-se Stephen Curry, duke dominuar në fushë...

Ishte kjo mbrëmje magjike e Curryt, që realizoi 51 pikë, me se shumti ne kete sezon, duke regjistruar plote 11 treshe nga gjithsej 16 orvatje. Nga krahu tjetër, Wall realizoi 41 pikë, duke u përpjekur të rivalizojë, por ishte i pambështetur nga skuadra.

Në anen tjetër zhgënjen Cleveland, që u mund 106-97 nga Charlotte, humbje kjo e para e trajnerit të ri Lue. Lin me 24 pikë bëri diferencën në fushë për Charlotte, ndërsa 26 pikët e Irving e 23 të James nuk mjaftuan për të evituar humbjen e 13-të sezonale.

Fiton edhe Chicago, 107-102 ndaj Sacramentos, ne një ndeshje me rivalitet dhe te vendosur në fund. Moore me 24 pikë e Rose me 21 ishin lider në fushë për Bulls, që i bënë të pavlefshme 30 poenat e Cousins për vendasit. Në sekondat e fundit triumfon edhe Oklahoma, 117-114 ndaj Orlandos, duke korrur suksesin e 38-të sezonal.