FIFA rang lista: Maqedonia e 138-ta, Shqipëria e 36-ta

04.02.2016 16:01

Nuk ndryshon dhe permirsohet asgjë për Maqedoninë as në rangimin e fundit të FIFA-s, të shpallur sot...

Verdhekqutë, vazhdojnë të jenë të ngujuar thellë pas pozitës së 100-të, apo saktë në vendin e 138-të, në të cilin ishin edhe në rangimin e shpallur gjatë muajit të parë të vitit 2016.

Sa për ilustrim, para Maqedonisë, edhe më tutje vazhdojnë të qëndrojnë përfaqësuese si Hong Kong, Madagaskar, Svazilend apo Siria, e cila tani e pesë vite është në gjendje lufte.

Nga ana tjetër, Shqipëria, edhe pse nuk zhvilloi asnjë ndeshje në 30 ditët e kaluara, ka përmirsuar rangimin e saj në krahasim me muajin janar. Kuqezinjët, janë ngjitur për dy pozita dhe tani, me gjithsej 400 pikë të tubuara, gjenden në vendin e 36-të, një rangim tjetër ky I shkëlqyeshëm për finalistët e EURO 2016.

Sa I përket kreut, nuk ka ndodhur asnjë ndryshim, me ç`rast vazhdon të prijë Belgjika, para Argjentinës dhe Spanjës. Në TOP 10 vazhdojnë të mbeten edhe Gjermania, Kili, Brazili, Portugalia, Kolumbia, Anglia dhe Austria. (Mustafa Ademi, TVM2)