FIFA ka kërcënuar Spanjën se do ta përjashtojë nga Euro 2016 nëse nuk i tejkalon problemet në Federatën e Futbollit
04.02.2016 16:04
Spanja rrezikon të përjashtohet nga Euro 2016...

FIFA ka paralajmëruar spanjollët se do të përjashtohet nga ‘Franca 2016, në rast se nuk i tejkalon problemet me të cilat është duke u ballafaquar në Federatën e Futbollit.
“Para disa muajsh kemi marrë një shkresë nga FIFA, në të cilën shkruante se Spanja mund të përjashtohet nga Euro 2016 nëse nuk i rregullojmë problemet e brendshme në Federatën e Futbollit”, deklaroi presidenti i Këshillit Kombëtar të Sportit, Miguel Cardinal.
