Maqedoni
Ahmeti: Institucionet të marrn përgjegjësi për të mundësuar zgjedhje korrekte e të lira
04.02.2016 16:48
Kyetari I BDI-së Ali Ahmeti priti në Tetovë Ambasadorin e Malit të Zi në Maqedoni...

Kyetari I BDI-së Ali Ahmeti priti në Tetovë Ambasadorin e Malit të Zi në Maqedoni, Predrag Mitroviç dhe bashkëpunëtorët e tij për të diskutuar rreth situatës aktuale politike në Maqedoni dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ahmeti vlerësoi me këtë rast se metodologjia për pastrimin e listës zgjedhore I jep mundësi Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të realizojë zgjedhje plotësisht të besueshme, fer dhe demokratike.
“Institucionet e vendit duhet që të ndërmarrin përgjegjësi dhe të zbatojnë obligimet e tyre ligjore për të mundësuar fushatë dhe zgjedhje të besueshme, ndërsa partitë politike dhe mediat duhet që të shmangin gjuhën e urrjejtes dhe shpifjeve për të kontribuar për një atmosferë korekte zgjedhore” , ka potencuar Ahmeti.
Ai mbështet edhe punën transparente dhe të paanshme të prokurosisë speciale, por njëkohësisht shprehu shqetësimin për rrjedhjen e qëllimshme të materialeve në duar të grupeve të krimineleve dhe falsifikatorëve . Ky rast duhet që të zbulohet tërësisht dhe të mbartet përgjegjësi e plotë ka potencuar Ahmeti.
Në lidhje me diskutimet mbi mediat, Ahmeti njohtoi mysafirin mbi qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim vis-à-vis propozimit të ndërmjetësit si dhe amandamentet që ka parashtruar BDI në grupet e punës.
Në grupet e punës, BDI ka përfaqësuar qëndrimet e mediave në gjuhën shqipe pas vendosjes së dialogut të mirëfilltë me përfaqësuesit e tyre dhe pranimit të kërkesave të tyre.
