Maqedoni
9 miliardë dollarë ndihmë për Sirinë, 70 liderë botërorë diskutojnë për krizën
04.02.2016 17:39
Më shumë se 70 liderë botërorë janë takuar në Londër, në përpjekje për të mbledhur 9 miliard dollarë për njerëzit e prekur nga lufta në Siri...
Liderët botërorë propozojnë ndihmë financiare për hapjen e vendeve të reja të punës, ndërtimin e vendbanime për refugjatët, hapjen e shkollave për fëmijët refugjatë, sigurim të ndihmës mjekësore, si dhe është parashikuar intensifikim i lidhjeve ekonomike me vendet e prekura.
“Lufta në Siri po hyn në 6 vjetorin e saj, pasojat janë të frikshme.18 milion njerëz atje kanë nevojë për ndihmë, 6.5 milion janë zhvendosur brenda vendit, pothuajse 5 milion kanë ikur nga vendi. Shpresojmë se përpjekjet e deputetit të Kombeve të Bashkuara, Stefan de Mistura, do të kenë progres”- deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.
“Sot po punohet për t’iu siguruar ndihmë financiare refugjatëve. Për t’iu ndihmuar atyre njerëzve, familjarëve të tyre, për edukimin e fëmijëve të tyre, si dhe për t'iu dhënë dinjitet në punë”- tha kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron.
Maqedonia, e cila është në zemër të rrugës se refugjatëve në Ballkan, do të mbetet një vend transit, kampet këtu nuk do të ndërtohen, por ajo gjithsesi se do të ndihmojë Sirinë.
“Brenda mundësive tona, me anë të institucioneve të OKB-së, edhe ne do të fillojnë ndihmën tonë ndërkombëtare, por ne jemi duke vuajtur pasojat e gjendjes në Siri dhe në rajon, ne jemi të ekspozuar në shpenzime të larta pa fajin tonë dhe kjo në një farë mënyre është kontribut në këto sfida me të cilat përballet Lindja e Mesme”- theksoi kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Policia po zbulon çdo ditë e më shumë refugjatë me dokumente të rreme për të kaluar kufirin grek. Ndërkohë, liderët u dakorduan që vendimet për Siri dhe në rajon duhet të miratohen shpejt, përkundrazi, vendet do të përballen me fluks më intensiv të migrantëve.
GAZMEND KURTISHI
