Maqedoni

Zëvendës Kryeministri Xhaferri realizoi drekë pune me Ambasadorin Britanik në Maqedoni Carles Garret

04.02.2016 19:24

Zv/Kryeministri I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,MusaXhaferri gjatë ditës së sotshme realizoi një drekë pune me Ambasadorin Britanik në Republikën e Maqedonise,z.CarlesGarret...

Gjatë takimit Zëvenendës Kryeministri Xhaferri dheAmbasadori Garret diskutuan rreth situatës politike në vend dhenë vecanti rreth Marrëveshjes së Përzhinos,implementimit tëMarëveshjes së Ohrit dhe procesin integrues të vendit tonë.
 
Me këtë rast z.Musa Xhaferri shprehu edhe njëherë qendrimin e tij dhe të subjektit që ai përfaqëson se të gjithë faktorët politik nëvend duhet të bëjnë hapa të guximshëm që vendi ynë të dalë ngakriza politike që gjendet aktualisht,Xhaferi theksoi se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike është një sfidë përinstitucionet vendase dhe se ato do duhet me cdo kusht këtësfidë ta kalojnë me sukses.
 
Këtë qendrim z.Xhaferri e bazoi në rëndësinë që këto zgjedhjekanë për të ardhmen e vendit tonë pasi që do t’I jipnin fund krizës politike dhe do të krijonin premisa për një qeverisje tëardhme më stabile e cila do ketë gjithë kredibilitetin për tupërballë dhe për t’ju dhënë zgjidhje gjitha cështjeve politike qëvazhdojnë të ngelin të hapura.
 
Ndërsa nga ana e tij Ambasadori Gareth theksoi se vendi që aipërfaqëson I ndjek me vëmendje të vecantë zhvillimet politikenë vend dhe se shpreson se vendi ynë pas përfundimit të krizëspolitike të bëjë hapat e duhur drejt anëtarësimit ne strukturatEuro-Atlantike.
 
Në fund Zëvendës Kryeministri Xhaferri informoi AmbasadorinBritanik edhe për procesin e përgatitjes së analizës sëMarrëveshjes së Ohrit dhe rekomandimet që dalin nga kjoanalizë  e cila është pjesë përbërëse e Marrëveshjës së Përzhinos.