Maqedoni

Mediat, asnjë përparim në bisedime, VMRO hedh poshtë propozimin e LSDM-së

04.02.2016 19:55

Në takimin e radhës së grupeve të punës me ndërmjetësin Van Haute, VMRO hodhi poshtë propozim ligjin e LSDM-së për mediat para takimit...

Në takimin e radhës së grupeve të punës me ndërmjetësin Van Haute, VMRO hodhi poshtë propozim ligjin e LSDM-së për mediat para takimit, deputeti I VMRO-së Ilia Dimovski, tha se do të pranojnë cdo ligj evropian, por jo edhe propozimet e sorrosoidëve. 
 
"Propozimin e LSDM-së nuk mund ta gjejmë askund në Evropë. Qëndrimi i VMRO-së mbetet i njëjtë tanimë dy muaj dhe nuk ka asnjë arsyeje për ndryshimin e këtij qëndrimi. Qëllimi i vetëm i këtij propozimi është që në këshillat drejtuese të agjencisë së mediave dhe RTVM të vendoset njerëz nga OJQ-të të financuara nga SOROS-i"tha Ilia Dimovski, nga VMRO-DPMNE.
 
Robert Popovski nga LSDM theksoi se kërkesat e opozitës maqedonase, janë në parim të ërafërta me ato të diplomatit belg Van Hojte.
 
“Qendrimi i ynë është i qartë dhe preciz, ne kemi propozuar ligj në të cilën i kemi definuar edhe një her pozitat tona, ajo bazohet në propozimin e faktorit ndërkombëtar i cili pajtohet në shumë pika me mendimin e opoztës por edhe me një përqindje të madhe të kërkesave të gazetarëve", tha Robert Popovski, nga LSDM.
 
BDI  ndëkrohe kërkon kanal shtetëror televiziv dhe radio në gjuhën shqipe me program të pandërprerë 24 orësh, kërkesë kjo edhe e PDSH-së, gjithashtu BDI këkron që redaksi shqipe në agjencinë shtetërore informative, kanal kuvendor të mos jetë mono-etnik si dhe të rregullohet çështja e gjuhës me të cilën emitohet programi i kanalit të kuvendi.
 
PDSH ndëkrohë përkrah në tërësi të gjitha pikat tjera të propozimit ndërkombëtar.
 
BESIM ABDULLAI