"Nova Makedonija" do ta ndajë çmimin "personaliteti i vitit"

05.02.2016 09:36

Gazeta ditore "Nova Makedonija" sot do ta ndajë çmimin "Personaliteti i vitit" për vitin 2015. Laureatë janë Nikolla Maxhirov, Bllagoj Nacoski, Lençe Zdravkin, Gligor Cvetanov, Duke Bojaxhiev, Kristian Danillovski, Evgenij Pop Acev dhe Kirill Llazarov...

"Si gazetë e parë ditore, njëherit edhe moshatare e shtetit, 'Nova makedonija' ndjen obligim të posaçëm që t'i vlerësojë ata që në mënyrë altruiste sakrifikohen dhe angazhohen për mirëqenien e popullit dhe shtetit të tyre", thonë nga "Nova Makedonija".

Çmimi ndahet nga viti 2012, ndërsa e marrin personalitete që e kanë shënuar vitin në sferën e biznesit, kulturës, politikës, artit, shkencës, arsimit, sportit, veprimtarive shoqërore dhe humanitare. (mia.mk)