Qarkullimi nëpër rrugë të lagështa

05.02.2016 10:09

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe ngecje, nëpër rrugë të lagështa, nëpër disa vende me mbetje të borës pas intervenimeve të NP Rrugët e Maqedonisë...

Borë e lehtë bie në Deve Bair, Pletvar, Kullë, Kriva Pallankë, Stracin dhe Pavleshenci, informoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Rekomandohet kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor  dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet. (mia.mk)