Konferencë për start-ap biznese

05.02.2016 09:40

Konferencë për mbështetje të start-ap bashkësisë së Maqedonisë do të mbahet sot në Shkup si pjesë e ngjarjes globale përfundimtare në të ashtuquajturën Java start-ap evropiane...

Ngjarja është organizuar në të njëjtën kohë në tërë Evropën, ndërsa qëllimi është që t'i ndihmojë dhe t'i promovojë start-ap kompanitë, por edhe institucionet, të cilat në mënyrë direkte dhe indirekte janë të përfshira në punën e tyre. Është i iniciuar dhe drejtpërdrejtë i mbështetur nga BE-ja, ndërsa paraqet mundësi që në një vend të mblidhen të gjithë faktorët, të cilët marrin pjesë në procesin e punës së një start-ap kompanie.

Në konferencën në Shkup një numër i madh i sipërmarrësve lokalë dhe palët e prekura në tre sesione do t'i prezantojë përvojat e tyre, do të diskutojnë për mundësitë për start-ap, si dhe për bashkëpunimin konkret dhe indirekt për lehtësimin e këtij procesi.

Konferencën do ta hapin bashkorganizatorët: Mile Boshkov, kryetarë i biznes-konferencës së Maqedonisë, Zoran Nasteski nga "Inseshën Enterprajs", Juliana Përçovska nga "Mlladi Grup", Igor Maxhov nga "NMBA" dhe Nina Nikoliq nga "Star-ap Selfi". (mia.mk)