Janë dhënë 60.146 vërtetime për migrantë nga fillimi i vitit

05.02.2016 13:27

Vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit janë dhënë për gjithsej 2.173 shtetas të huaj, ndërsa nuk janë parashtruar kërkesa për të drejtën e azilit, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme....

Nga vërtetimet e reja të dhëna, 889 janë burra, 446 gra, 837 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe një fëmijë i cili udhëton pa shoqërim. Sipas shtetësisë, më së shumti janë dhënë vërtetime për shtetasit e Afganistanit 855, të Sirisë 835 dhe të Irakut 483.

Nga fillimi i vitit deri mbrëmë në mesnatë janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për njohjen e të drejtës së azilit për gjithsej 60.146 shtetas të huaj, ndërsa 10 persona kanë kërkuar njohje të së drejtës së azilit, shtatë nga Afganistani dhe tre nga Siria.

Në IP Qendra për pranim për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit dje janë evidentuar gjithsej 16 kërkues të azilit, prej të cilëve 13 burra, një grua dhe dy fëmijë me shoqërim të kujdestarit. Si shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, një grua, tre fëmijë minoren me shoqërim të kujdestarit, pesë persona minoren pa shoqërim të kujdestarit janë dërguar në një vend tjetër për vendosje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. (mia.mk)