Maqedoni

Nga një shtëpi në Shkup grabiten 200.000 denarë dhe stoli ari

05.02.2016 14:35

Gjithsej 200.000 denarë, 800 euro, 20 franga zvicerane, dy telefona mobilë dhe stoli të ndryshme ari dje janë grabitur nga një shtëpi në rrugën "Kavallska" në Shkup...

Sipas policisë, grabitja ka ndodhur në periudhën nga ora 12 deri në orën 17, ndërsa i dyshuar është një kryerës i panjohur i cili dhunshëm me hyrë përmes njërës dritares të shtëpisë, pronë e S.M.(42).
 
Grabitësi me grabitjen ka përfituar dobi pronësore kundërligjore prej rreth 400.000 denarë.
 
Po ndërmerren masa për pastrim të rastit./Mia