Bryant magjik edhe ndaj New Orleans, fitojnë Lakers

05.02.2016 16:57

Katër ndeshje të luajtura mbrëmë në NBA, ku spikat fitorja e skuadrës së Lakers, e dyta radhazi në kampionat, që mundi 99-96 New Orleans, një tjetër ndeshje ku diferencën në fushë e bëri Kobe Bryant....

Ylli i Lakers realizoi 27 pikë e 12 rebaund, më i miri në fushë për kalifornianët, një lider në fushë, duke u rikthyer në nivelet e dikurshme. Në kahun tjetër, Davis realizoi 39 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e 31-të sezonale.

Fiton edhe Detroit, 111-105 ndaj New York, duke triumfuar në një ndeshje të vështirë. Johnson m 22 pikë e Jackosn me 21, dominuan në fushë për vendasit, duke fituar duelin me dyshen Lopez-Affalo (50 pikë të dy).

Jashtë fushe fiton Houston, që mundi 111-105 Phoenix, në një ndeshje të ekuilibruar dhe me rivalitet. Brewer me 24 pikë e Arisa me 22 ishte dyshja që udhëhoqin teksanet drejt suksesit, ndërsa Harden e mbylli me 17 pikë. Për Phoenix, 22 pikët e Goodwin mbetën për statistikë.

Edhe Toronto fiton jashtë fushe, duke ndjekur timin e ekipeve pretendente në Konferencën e Lindjes. Kanadezët triumfuan 110-103 në fushën e Portland, duke korrur suksesin e 36-të sezonal. Lowry me 30 pikë dhe Ariza me 29 zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe të vetëm mundën rivalët, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Lillard për Portland.