Abdurahim Idrizi nënkampion i Europës për kadet

05.02.2016 17:00

Abdurrahim Idrizi ka shënuar sukses historik...

Reprezentuesi i Maqedonisë është shpallur nënkampion i Europës, në kampionatin europian për kadet, junior dhe U21, i cili po zhvillohet në Limasol të Qipros.

Ai ka hyrë në historinë e Katave në Maqedoni, duke u bërë medalisti i parë në një europian, ku megjithatë nuk ia doli të mposhtë favoritin turk, Selahatin Gynxhel, nga I cili humbi me 5-0 në pikë në finalen e kadetëve. Edhe përkundër kësaj, ky është një sukses historik për djaloshin shkupjan, kur të kihet parasysh që fitoj medaljen e argjendtë në një kampionat europian, të parën për Maqedoninën në disiplinën kata.

Ndryshe, Idrizi në rrethin e parë ishte i lirë, në të dytin mundi grekun Dimitros me rezultat 4:1, ndërsa në ndeshjen e tretë eliminoi rusin Danila Mamchurovsiy me rezultat 3:2 dhe në gjysmëfinale ishte më i mirë se portugezi Casimiro, të cilin e fitoi bindshëm me rezultat 4-1.