Maqedoni

Luftimet në Alepo, Davutoglu: 70 mijë refugjatë u nisën drejt Turqisë

05.02.2016 17:23

Ofensiva ushtarake e Qeverisë siriane e mbështetur nga Rusia në qytetin Alepo, ka bërë që mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre, bëjnë të ditur Kombet e Bashkuara...

“OKB ka verifikuar se së paku 15,000 njerëz po ikin nga veriu i Alepos dhe se dhjetëra-mijëra të tjerë janë mbledhur në vendkalimin kufitar me Turqinë”.

Madje, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se 70,000 njerëz mund t’ia kenë mësyrë kufirit.

Burimet lokale thonë se kufiri turk mbetet i mbyllur për lëvizjet civile, por ata që kanë pasur nevojë për ndihmë urgjente mjekësore janë dërguar në spitalet lokale në Turqi.

Sulmet ajrore ruse kanë ndihmuar trupat qeveritare të Sirisë që të bëjnë avancime në Alepo, qytetin e dytë më të madh në Siri.