Botë
Spanja kundër Ministrisë së Jashtme të Katalonjës
05.02.2016 17:28
Qeveria spanjolle do të sfidojë ligjërisht krijimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme nga ana e Qeverisë rajonale në Kataloni, e cila për synim ka shkëputjen nga Spanja...

Ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Catala, ka deklaruar se avokatë të angazhuar nga qeveria do të kërkojnë Gjykata Kushtetuese që të urdhërojë pezullimin e kësaj ministrie, qëllimi i së cilës është të sigurojë mbështetje të komunitetit ndërkombëtar për pavarësinë e Katalonisë nga Spanja.
Qeveria rajonale e Katalonisë ka miratuar muajin që shkoi themelimin e kësaj ministrie dhe ka emëruar politikanin separatist, Raul Romeva, në krye të saj.
