Botë
Aksidenti në SHBA, Bie vinçi në Manhatan, humb jetën një person, plagosen 2 të tjerë
05.02.2016 19:56
Një vinç gjikand ndërtimi ka rënë në Manhatan të Nju Jorkut, duke vrarë një person dhe plagosur dy të tjerë....

Departamenti i Zjarrëfikesës në Nju Jork ka konfirmuar lajmin, teksa ekipet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Siç duket edhe nga imazhet, vinçi ka rënë mbi makinat që po kalonin në ato momente në rrugën përbri ndërtesës, mëngjesin e të premtes në lagjen “Tribeca”.
Ngjarja e rëndë vjen në një kohë kur Nju Jorku ndodhet në një mot të ashpër, me erëra të forta dhe stuhi bore.
Shkaqet e rënies së vinçit nuk dihen ende, por pamjet tregojnë se baza e vinçit është shembur.
Rënia e tij shkatoi kaos edhe në transportin publik, teksa policia njoftoi të gjithë qytetarët për devijimin e rrugës./Oranews
